back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmePër kreun e Agjencisë Kundër Korrupsionit, 29 kandidatë

Për kreun e Agjencisë Kundër Korrupsionit, 29 kandidatë

Të ngjajshme

Ka kaluar më shumë se një orë që nga fillimi i takimit Trump-Putin

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin...

Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell gjatë fundjavës në Kosovë

Fundjava në Kosovë do të karakterizohet me kushte stabile...

Australi: Zbulohet fosili 25 milionë vjeçar i një balene

Zbulimi i një fosili 25 milionë vjeçar në një...

78 vatra zjarri sot në Kosovë, situata më e rënduar paraqitet në Vushtrri

Agjencia e Menaxhimit Emergjent bën të ditur se të...

Komisioni për Legjislacion diskutoi sot për konkursin për drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit, ku u bë e ditur se deri tani kanë aplikuar 29 kandidatë.

Komisioni caktoi anëtarët që do të merren me procedurat e konkursit dhe intervistimit. Ndërsa, u tha se do të ndahet një ditë e plotë në mënyrë që të arrihet të intervistohen të gjithë kandidatët që janë lajmëruar në konkurs, të cilët synojnë të plotësojnë kriteret për të udhëhequr agjencinë.

Gjithashtu, anëtarët e komisionit bënë të ditur se të premten do të bëjnë një vizitë në këtë agjenci.

Mandati i drejtorit aktual të agjencisë përfundon në shtator, dhe sipas ligjit, i njëjti nuk ka të drejtë për ri-kandidim.

Ndërsa raporti vjetor i punës së vitit 2015, i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk arriti të shqyrtohej sot në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, meqë kryetarja e KQZ-së është jashtë vendit. Komisioni vendosi që raportin ta shqyrtojë në njërën nga mbledhjet e ardhshme derisa miratoi disa raporte tjera.

Në mbledhjen e sotme të komisionit për Legjislacion, po ashtu u aprovuan edhe amendamentet e projektligjit për kundërvajtje. Gjithashtu, komisioni shqyrtoi raportin me amendamente të komisionit funksional për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Aftësim, Ri-aftësim profesional dhe Punësim të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Në këtë mbledhje u bë edhe shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional në projektligjin për regjistrimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe masave për punësimin e të papunëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz