back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaKulturëPër herë të parë Zvicra përfaqësohet nga një shqiptar në Eurovision (VIDEO)

Për herë të parë Zvicra përfaqësohet nga një shqiptar në Eurovision (VIDEO)

Të ngjajshme

Kjo është hera e parë në historinë e shtetit zviceran në “Eurovision”, që përfaqësohet nga një këngëtar me prejardhje shqiptare.

Pas më shumë se 10 vjetësh, Zvicra ka zgjedhur një këngë franceze për konkursin e këngëve në “Eurovision”.

Muzikanti 21-vjeçar Gjon, me këngën e tij “Répondez-moi”, u zgjodh nga një panel i 100 anëtarëve të audiencës dhe një juri ndërkombëtare që përfshin 20 ekspertë të muzikës pasi paraqiti këngën e tij në një thirrje të hapur për hyrje në këtë garë.

Paneli dhe juria secili mbartnin nga 50 për qind të vendimit, shkruan Eurovision.Tv përcjell Klan Kosova.

Tema e këngës është shumë personale për këngëtarin shqiptar dhe është gjithashtu universale dhe flet për të gjithë.

Gjon thotë për këngën e tij:

“Të gjithë pyesin veten pse ne jemi saktësisht këtu, nga vijmë dhe ku po shkojmë. Këto janë pyetje kryesore, veçanërisht për njerëzit me prejardhje migrante. Prindërit e mi janë nga Shqipëria dhe Kosova. Jam rritur në Zvicër dhe është shtëpia ime, këto janë pyetje për të cilat mendoj shumë”- tha Muharremaj.

Gjon’s Tears bashkë-shkroi këngën “Répondez-moi” me kantautorët Xavier Michel, Alizé Oswald dhe producentin Jeroen Swinnen si pjesë e një kampi të këngëtarëve në Zvicër.

Kënga është përshkruar si kombinim i zërave, korëve dhe vargjeve të përziera me rrahje moderne që krijojnë një pamje të re dhe unike të tingullit.

Muharremaj, ia ka kushtuar zemrën dhe shpirtin e tij muzikës që kur ishte fëmijë.

Ai e përloti gjyshin e tij me interpretimin që i bëri këngës “Can’t Help Falling in Love” së Elvis Presleyt si një nëntë vjeçar.

Nofka e artistit rrjedh edhe nga kjo përvojë: “Gjon Tears (Lotët e Gjonit)”.

“Pavarësisht nga gëzimi, trishtimi apo melankolia – Unë dua t’i prek njerëzit me muzikën time në çdo mënyrë të mundshme”, thotë këngëtari tani 21-vjeçar.

Gjyshi i Gjonit, i cili ka rrënjët shqiptare, u zhvendos e regjistroi nipin e tij në konkursin e talenteve “Albanian Got’s Talent” në vitin 2010.

12-vjeçari i atëhershëm doli i treti në konkurs.

Një vit më vonë, ai arriti në gjysmëfinale në ekuivalentin zviceran të “Got’s Talent” të Zvicrës dhe arriti në gjysmëfinalen e “The Voice of France” në vitin 2019.


- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz