Tashmë zyrtarisht Komuna e Tuzit udhëhiqet nga një shqiptar.
Nik Gjeloshaj ishte kandidati i koalicionit të bashkuar të partive shqiptare nën siglën ‘Malësia na Bashkon’, i cili fitoi bindshëm zgjedhjet ndaj rivalëve të tij malazez, boshnjak dhe serbë.
Partitë shqiptare Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik dhe Lidhja Demokratike janë bashkuar në një koalicion me emrin ‘Malësia na bashkon’.
Sipas numërimit të kutive të votimit në njësitë zonale në Drume, Grudë, Trieshi, Koja dhe Hoti koalicioni i Forumit Shqiptar po kryeson bindshëm me 3783 vota.
Pas kësaj fitoreje historike, rrugët e qytetit u mbushën plot me njerëz që festonin me flamujt kuq e zi në duar.
Lexo edheModeratori hedh përtokë produktet serbe live në emisioni: Para se t’i bleni shkoni pak në Prekaz, kujtoni masakrat…(VIDEO)















