back to top
Tuesday, August 5, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPër herë të parë pas një viti, Izraeli do ta lejojë hyrjen...

Për herë të parë pas një viti, Izraeli do ta lejojë hyrjen e mallrave në Gaza përmes sektorit privat

Të ngjajshme

zraeli do ta lejojë gradualisht hyrjen e mallrave në Rripin e Gazës përmes sektorit tregtar privat, sipas një mekanizmi të ri, njoftoi Koordinatori i Aktiviteteve Qeveritare në Territore (COGAT).

Sipas këtij organi, me këtë veprim synohet që të “rritet vëllimi i ndihmave që hyjnë në Rripin e Gazës, ndërkohë duke e zvogëluar varësinë nga mbledhja e ndihmave nga OKB-ja dhe organizatat ndërkombëtare”, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

“Si pjesë e formulimit të këtij mekanizmi, një numër i kufizuar i tregtarëve lokalë u miratuan nga udhëheqja e mbrojtjes, të nënshtruar ndaj kritereve specifike dhe përmes kontrollit të sigurisë” – tha më tej COGAT-i.

Ky organ shtoi se në mesin e mallrave të miratuara janë produktet themelore të ushqimit, ushqimi për foshnja, pemët dhe perimet si dhe produktet higjienike e “pagesat për blerjen e këtyre mallrave do të kryhen vetëm përmes transfereve bankare, nën një mekanizëm të vëzhgimit dhe mbikëqyrjes”.

Mallrat do t’i nënshtrohen një inspektimi nga autoritetet izraelite në pikëkalimet kufitare me Gazën para se të hyjnë në enklavë.

Gjatë vitit të fundit, vetëm ndihmat e dhuruara nga Kombet e Bashkuara ose organizatat e tjera ndërkombëtare janë lejuar që të futen në Gaza.

“IDF-ja (Forcat e Mbrojtjes të Izraelit), përmes COGAT-it, dhe në bashkëpunim me agjencitë e sigurisë, do të vazhdojë që t’i operojë mekanizmat e vëzhgimit dhe mbikëqyrjes për hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës, ndërkohë duke i ndërmarrë të gjitha masat e mundshme për ta parandaluar përfshirjen e organizatës terroriste Hamas në procesin e sjelljes dhe shpërndarjes së ndihmave” – thuhet më tej në deklaratë.

- Advertisement -

Të Fundit