Për herë të parë, çmimin “Tony” e fiton një transgjinore

Stilistja dhe aktivistja Qween Jean bëri histori në ndarjen e çmimeve Tony të mbrëmjes së kaluar, duke u bërë personi i parë që është deklaruar hapur transgjinor që fiton çmimin prestigjioz të teatrit.
Jean u nderua për Kostumin më të Mirë të një Muzikali për punën e saj në “Cats: The Jellicle Ball” në ceremoninë e mbajtur në Sallën e Muzikës Radio City të New York City-t, transmeton Indeksonline.
“Kjo është një përvojë monumentale”, tha Jean në fjalimin e saj të pranimit gjatë pjesës së ceremonisë të quajtur “Çmimet Tony: Akti i Parë”, raportoi Playbill. “Ne po qëndrojmë këtu mbi supet e personave queer dhe transgjinorë që erdhën para nesh. Ne po e pushtojmë hapësirën siç duhet. Ne duhet ta ndryshojmë paradigmën.”

Lexo edheOla e Adioni “shkrin” zemrat e ndjekësve, ndajnë momente romantike
“Ju falënderoj të gjithëve shumë për këtë nder të jashtëzakonshëm”, vazhdoi ajo. “Bota po përballet me vështirësi të mëdha tani dhe ne si shoqëri e dimë se të bashkuar, mund të arrijmë ndryshime të vërteta dhe të qëndrueshme.”/Indeksonline/















