Për 2 mijë e 140 ditë/ 10-shi i UÇK-së nuk e shkeli më tokën e Kosovës që nga transferimi në Hagë
dp

Lexo edheKDI: Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë pasojat e shkeljes së afateve për konstituimin e Kuvendit

10-shi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, s’erdhi asnjëherë në Kosovë që nga 5 nëntori i vitit 2020.
Që 5 vjet e 10 muaj prej kur u transferua në Hagë, ish-drejtuesi i UÇK-së ndodhet në paraburgim në Hagë.
Rexhep Selimi ishte vetëdorëzuar te autoritetet e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Ishte data 4 nëntor e 2020-ës, kur Zyra e Prokurorit të Specializuar, i ka kontaktuar një nga një, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Lexo edheKDI: Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë pasojat e shkeljes së afateve për konstituimin e Kuvendit
Selimin, zyrtarët e ZPS-së nuk kishin arritur ta merrnin në telefon për më tepër se dy orë, prej orës 16:00 deri në 18:45, kur i është përgjigjur vetë dhe i ka njoftuar se do të shkojë, Klankosova.tv.
Madje, ish-deputeti kishte shkuar më herët se sa ora që ia kishin caktuar. Në orën 10:00 të 5 nëntorit, i ishte kërkuar të paraqitej, por Selimi pati shkuar në 08:45 minuta.
Kujtojmë se Thaçi, Veseli dhe Krasniqi janë lejuar nga Gjykata Speciale në Hagë që të vijnë në Kosovë në raste të veçanta dhe të ndjeshme familjare, siç kanë qenë vdekjet apo vizitat shëndetësore të njerëzve të tyre më të afërt.