BallinaJetëPemët që e ulin tensionin e lartë të gjakut

Pemët që e ulin tensionin e lartë të gjakut

Të ngjajshme

Noizy paraqitet në Gjykatë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur...

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për...

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

Shikoni pse duhet të keni afër rrush, të hani rregullisht kivi dhe pse banania është e mirë për tensionin tuaj të gjakut.

– Rrushi: Shkencëtaret nga Qendra për hulumtim të metabolizmit dhe arterosklerozës në Louisville kanë zbuluar që ngrënia e rrushit tri herë në ditë mund të ulë lehtësisht tensionin në raport me llojet tjera të ushqimit. “Studimi ynë tregon që më parë duhet të zgjidhni rrush se sa ushqimet tjera si krekerët apo biskotat e çokollatës”, tha dr. Harold Bays.

– Kivi: Nëse konsumoni tre kivi në ditë, do ta ulni tensionin e gjakut. Shkencëtarët kanë zbuluar që personat të cilët kanë ngrënë kivi kanë pasur tension sistolik më të ulët të gjakut se ata të cilët kanë ngrënë molla në hulumtimin e njëjtë. Dihet që kivi është i pasur me luteinë, çka do të thotë që ka veçori antioksidative.

– Bananet: Studimi i publikuar kohë më parë në revistën “Hypertension” ka vërtetuar që shumë më mirë është të ulet tensioni i gjakut me ndihmën e ushqimit i cili përmban kalium (bananet) se sa vetëm me shtesat e kaliumit. Shkencëtarët nga Fakulteti i Mjekësisë “St. George Medical” në Londër kanë zbuluar që njerëzit të cilët kanë konsumuar citrat të kaliumit, i cili në mënyrë natyrale gjendet në ushqim, kanë pasur efektin e njëjtë të uljes së tensionit të gjakut si edhe personat që kanë konsumuar klorid kaliumi, i cili është në dispozicion vetëm në formë të shtesave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz