Peci “i hyn lakrave” në fjalimin e tij – përmend Rusinë, Serbinë, Radojçiqin dhe betejën e Isa Boletinit
dp

Lexo edheNesër balotazhi, DNV thirrje partive që të respektojnë standardet: KQZ të garantojë organizim transparent

Në një pjesë të fjalimit të tij, Peci foli për tema si ndikimi i Rusisë e Serbisë dhe akuza të pabaza ndaj kundërshtarëve politikë për bashkëpunim me Listën Serbe e kryeterroristin Milan Radojçiq.
Ajo që shokoi më shumë ishte krahasimi që e bëri mes Isa Boletinit e Albin Kurtit.
“Ujmanin donin ta ndanin me Serbinë. Të gatshëm për çdo kompromis me Serbinë e Rusinë, por ata nuk janë të gatshëm që Kosova të ketë qeveri. Nuk kanë probleme me Radojçiqin dhe Listën Serbe, por problemet i paskan me Albin Kurtin. Prezenca e Kurtit në Mitrovicë interpretohet ndryshe, sidomos kohët e fundit dhe kjo shihet me fort xhelozi, sepse Mitrovica ka qenë fushë beteja e ndikimit të forcave të errëta të Serbisë e Rusisë, e betejën të cilën me 1903 kundër vendosjes së konsullit rus në Mitrovicë Isa Boletini e nisi, Albin Kurti suksesshëm e bitisi”, tha Peci./lajmi.net/

Lexo edheNesër balotazhi, DNV thirrje partive që të respektojnë standardet: KQZ të garantojë organizim transparent