back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmePDK: Zgjedhjet janë opsioni i fundit

PDK: Zgjedhjet janë opsioni i fundit

Të ngjajshme

Araujo në gjendje të rënduar psikologjike, mund të mos luaj më për Barcelonën

Mbrojtësi uruguajan, Ronald Araujo po kalon një kohë krize...

Aksident në Leshan të Pejës, tre persona të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti...

Shkundet Japonia, pamjet tronditëse që pushtuan rrjetin nga tërmeti me 7.6 ballë

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.6 ballë goditi...

Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës

Kolegji i Gjykatës Supreme, njofton se ka refuzuar si...

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është duke insistuar në postin e Presidentit. E këtë post e dëshiron edhe AAK-ja, që e ka propozuar Ramush Haradinajn për këtë pozitë. Në ndërkohë partitë tjera ende nuk kanë vendosur për kandidatin e tyre, teksa ka një ndarje të qëndrimeve për sa i përket shkuarjes së vendit në zgjedhje para emërimit të presidentit.

Nënkryetari i PDK`së, Shaqir Totaj ka thënë që zgjedhjet janë opsioni i fundit të cilin e mendon PDK-ja.

Sipas tij më mirë do të ishte që të arrihet një konsensus paraprak për presidentin.

“PDK`ja mendon se do të ishte mirë nëse do mund të arrihej një konsensus për presidentin para se te shkojmë në zgjedhje. Nëse jo atëherë zgjedhjet janë të paevitueshme. PDK`ja është e gatshme për zgjedhje por ne i shohim zgjedhjet si opsion i fundit pasi te jene konsumuar te gjitha mundësitë tjera. Këtë e arsyetojmë me faktin se vitin e kaluar kishim zgjedhje dhe qytetaret janë te lodhur nga zgjedhjet e shpeshta”, ka thënë ai për Express.

Mirëpo, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo e cila bashkë me LDK`në e Nismën udhëheqin Qeverinë “Hoti”, mendojnë që Ramush Haradinaj është emri më i përshtatshëm për këtë pozitë.

Deputeti i AAK`së, Gazmend Syla ka thënë se situata me presidentin duhet të zgjidhet sa më shpejtë, duke aluduar kështu që nuk është momenti i duhur për zgjedhje.

“Subjekti politik AAK e ka thënë̈ fjalën e vet në lidhje me emrin e Presidentit. Ne besojmë̈ se Ramush Haradinaj është̈ emri më i përshtatshëm për qindra arsye. Në mënyrë̈ që të shmangen ngërçet politike në qeverisjet e ardhshme dhe duke marrë parasysh se situata me pandeminë̈ duhet të ketë̈ prioritetin kryesor, situata me presidentin duhet të zgjidhet sa më shpejtë”, ka thënë ai.

Për çështjen e zgjedhjeve është deklaruar sot edhe anëtarja e kryesisë së VV`së, Arbërie Nagavci.

Ajo ka theksuar se vendi ka nevojë urgjente për zgjedhje.

“Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme e përcakton qartë që dënimi i një anëtari të Kuvendit për vepër penale është pengesë absolute, dhe tutje e ndalon shprehimisht kandidimin për t’u zgjedhur deputet një shtetasi të Kosovës nëse është shpallur fajtor për vepër penale me një veprim të prerë në tre vitet e fundit. Vendi ka nevojë urgjente për zgjedhje të reja, çkapje të institucioneve e rregullim politik dhe njëkohësisht dhe për rregullim të gjendjes juridike”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Kryetari i LDK’së të hënën ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje, qoftë komunale apo të përgjithshme.

“Sa u përket zgjedhjeve komunale apo të përgjithshme, që nesër jemi të gatshëm. Pa fije hezitimi”, ka deklaruar Mustafa, për Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz