PDK në Pejë shpall kandidaturën e Arta Nallbanit për kryetare: Garojmë të vetëm, pa pazare politike
dp

Lexo edheShpëtoi të aksidentuarit në Fier, Ilir Proda vlerëson policin Klajdi Mustaj me Certifikatën për Shërbime të Dalluara

Në një komunikatë publike, PDK deklaron se nuk ka bërë, nuk do të bëjë dhe nuk ka nevojë të bëjë kompromise politike, duke theksuar se ka një program të qartë zhvillimor dhe mbështetjen e qytetarëve.
“Çdo përpjekje për të krijuar mjegull rreth qëndrimit tonë politik është e dështuar. Nuk ka marrëveshje të fshehta, nuk ka pazare politike dhe nuk ka vend për manipulime,” thuhet në deklaratë.
PDK gjithashtu ka shpallur kandidaturën e znj. Arta Nallbani për kryetare të Komunës së Pejës, të cilën e cilëson si një figurë të dëshmuar për ndershmëri, profesionalizëm dhe përkushtim.
“Ajo do të jetë Kryetarja e ardhshme e Pejës, jo për privilegje personale, por për t’u shërbyer me dinjitet e përgjegjësi qytetarëve tanë,” thuhet më tej në komunikatë.

Lexo edheShpëtoi të aksidentuarit në Fier, Ilir Proda vlerëson policin Klajdi Mustaj me Certifikatën për Shërbime të Dalluara
Sipas PDK-së, Peja ka nevojë për ndryshim, dhe ky ndryshim mund të vijë vetëm përmes një qeverisjeje të drejtë, transparente dhe në shërbim të publikut.
“Me PDK-në fiton Peja,” përfundon deklarata e Degës së PDK-së në Pejë./Lajmi.net/