BallinaLajmePDK: Mbi 300 personalitete të reja do jenë pjesë e listave zgjedhore nëpër...

PDK: Mbi 300 personalitete të reja do jenë pjesë e listave zgjedhore nëpër komuna

Të ngjajshme

Shenjat e “mini-goditjes” në tru dhe kush rrezikohet më shumë

Një “mini-goditje” në tru, e njohur si atak ishemik...

Rexhbeçaj: Humbja më e dhimbshme e karrierës, por fillimi i diçkaje të madhe!

Pas disfatës 0:1 të Kombëtares së Kosovës ndaj Kombëtares...

18-vjeçari nga Dragashi është i riu që humbi jetën në aksidentin në Austri

18-vjeçari, Yll Zenuni është i riu që të dielën...

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës, pas humbjes së Kosovës mbrëmë

Edon Zhegrova ka reaguar pas humbjes së Kosovës mbrëmë...

Bora bllokon qarkullimin për kamionë në rrugën Pejë–Kullë–Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se si...

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, në kuadër të aktiviteteve përgatitore për zgjedhjet lokale.

Në këtë mbledhje të Kryesisë është raportuar nga degët, se deri tani mbi 300 personalitete të reja do të jenë pjesë e listave zgjedhore nëpër komuna.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se degët dhe kryesia qendrore po përkujdesen që ta përfundojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë për kryetarë dhe asamblistë komunalë.

Anëtarët e Kryesisë së PDK-së kanë diskutuar në këtë mbledhje edhe për hartimin e programeve specifike për secilën komunë, programe që u përgjigjen më së miri kërkesave të qytetarëve, të cilat do të sigurojnë fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, lidershipi i Partisë Demokratike ka kërkuar nga anëtarët mobilizim maksimal për zgjedhjet lokale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz