PDK: Komunat tona lidere të transparencës buxhetore, tetë prej tyre me mesatare prej 98.1 pikësh

Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se komunat e udhëhequra nga kjo parti kanë shënuar performancën më të lartë në Indeksin e Transparencës Buxhetore të Komunave për vitin 2025, të publikuar nga Instituti GAP.
Sipas një komunikate të PDK-së, komunat Ferizaj, Kaçanik, Mitrovicë e Jugut, Prizren dhe Vushtrri kanë marrë rezultatin maksimal prej 100 pikësh, duke u renditur në mesin e komunave me performancën më të lartë në vend.
Ndërkohë, sipas partisë, Hani i Elezit është vlerësuar me 97 pikë, Drenasi me 95 pikë, ndërsa Skenderaj me 92.5 pikë.
PDK ka theksuar se raporti i Institutit GAP vlerëson transparencën buxhetore gjatë vitit 2025 dhe se në këtë periudhë Mitrovica e Jugut udhëhiqej nga kjo parti.
“Rezultati maksimal prej 100 pikësh i kësaj komune është pjesë e performancës së qeverisjes komunale të PDK-së për vitin që mbulon raporti”, thuhet në komunikatë.
Sipas PDK-së, tetë komunat e udhëhequra nga kjo parti gjatë periudhës së vlerësuar kanë arritur një mesatare prej rreth 98.1 pikësh, dukshëm më të lartë se mesatarja e përgjithshme e komunave të Kosovës, e cila ishte 64.5 pikë.
Në komunikatë thuhet se disa komuna kanë shënuar përmirësime të dukshme, duke përmendur Ferizajn, i cili është ngritur nga 47.5 pikë në vitin 2024 në 100 pikë në vitin 2025.

Lexo edheSupremja nxjerrë një vendim të ri për Procedurën e Gradimit të Zyrtarëve Policorë
“Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se këto rezultate dëshmojnë përkushtimin e kryetarëve dhe administratave komunale të PDK-së për qeverisje të hapur, menaxhim transparent të financave publike dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve”, thuhet në komunikatë.
PDK ka theksuar se transparenca buxhetore nuk nënkupton vetëm publikimin e dokumenteve, por edhe përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe menaxhim të drejtë të parasë publike.
Indeksi i Institutit GAP, sipas komunikatës, vlerëson publikimin e dokumenteve buxhetore dhe financiare, qasjen në informata për shpenzimet publike, transparencën për subvencionet dhe kontratat, si dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset e planifikimit buxhetor.
PDK ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar për ruajtjen dhe avancimin e këtyre standardeve në komunat që udhëheq. /Lajmi.net/