HomeLajmePDK-ja refuzon rikthimin e Fatmir Limajt në parti

PDK-ja refuzon rikthimin e Fatmir Limajt në parti

Të ngjajshme

Casado drejt largimit nga Barcelona

Marc Casado duket se do t’i jap fund aventurës...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim...

Kishte interesim nga gjigantë evropian, Porro drejt qëndrimit te Tottenhami

Pedro Porro do të mbetet lojtar i Tottenham Hotspurit. Kjo...

Këta janë pesë të arrestuarit për krime lufte, njëri u kap sot në kufi

Autoritetet e Kosovës kanë dhënë detaje për pesë personat...

Përleshje mes kushërinjve, theret për vdekje 27 vjeçari nga Prizreni

Një ngjarje e rëndë kë ndodhur para pak çastesh...

Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar kthimin e Fatmir Limajt dhe garimin në listën e kësaj partie për zgjedhjet e 7 qershorit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas mbledhjes së kryesisë së partisë.

Limaj i kishte shkruar javën që lamë pasë një letër Hamzës ku deklaronte se nëse nuk pranohej kthimi i tij në listën e PDK-së, ai nuk do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në letër Limaj shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik, në atë që e ka quajtur lëvizje në “funksion të krijimit të një alternative të fuqishme dhe përfaqësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

“Ne besojmë se një bashkim i tillë nuk përfaqëson vetëm një marrëveshje politike apo elektorale, por edhe një frymë të bashkëpunimit ndërmjet njerëzve dhe strukturave që për vite të tëra kanë ndarë ideale, sakrificë dhe vizion të përbashkët për Kosovën”, ishte shprehur kreu i NISMA, Fatmir Limaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz