BallinaLajmePDK-ja flet për largimin e Listës Serbe

PDK-ja flet për largimin e Listës Serbe

Të ngjajshme

IQMT-ja vijon aksionin për verifikimin e njehësorëve elektrikë, pas ankesave të konsumatorëve

Gjatë ditës së sotme, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së...

Dardan Beqiri zgjedhet kryetar i Bordit të RTK-së

Dardan Beqiri, është zgjedhur kryetari i Bordit të Radio...

Trump: Nuk mund të lejojmë Irani të ketë armë bërthamore

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka folur në një...

Qëndrimet e para nga Partia Demokratike e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të Listës Serbe për të dalë nga Qeveria Haradinaj, vendim ky që ishte si rrjedhojë e ngjarjeve të djeshme në veri të vendit dhe arrestimit të Marko Gjuriqit.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit edhe anëtar i Kryesisë së kësaj partie, Zenun Pajaziti, ka thënë për lajmi.net se ndonëse PDK-ja nuk ka ende një qëndrim zyrtar lidhur me vendimin e Listës Serbe për dalje nga qeveria, ai nuk beson se ky veprim i tyre do të dëmtojë proceset demokratike në Kosovë.

“Ne nuk kemi ende qëndrim zyrtar për këtë çështje. Kjo është në frymën e asaj që ne kemi përcaktim si Kuvend, pra për t’i forcuar institucionet e Kosovës dhe sovranitetin e vendit në të gjithë territorin e Kosovës dhe me qenë në konsultim për procesin e dialogut. Mirëpo gjithsesi besoj që këto ngjarje nuk do të ndikojnë në këto procese”, ka thënë Pajaziti.

Gjatë ditës së sotme Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka bërë të ditur që partia e tij nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë Haradinaj, dhe si pasoj do të ndërpresë edhe bashkëpunimet me këtë të fundit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz