BallinaLajme“PDK fuqizohet përmes bashkimit” – Pas djalit të Hashim Thaçit edhe djali...

“PDK fuqizohet përmes bashkimit” – Pas djalit të Hashim Thaçit edhe djali i Kadri Veselit përkrah Bedri Hamzën

Të ngjajshme

​Nagavci: Zgjedhjet e reja janë të panevojshme dhe nuk sjellin rezultat

Shefja e grupit parlamentarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci...

Scaloni: Do të bëjë gjithçka që Messi të jetë në Botëror

Argjentina po synon ta mbrojë titullin e tyre në...

Miratohet buxheti i Zubin Potokut në Komision, pritet procedimi në Kuvend

Komisioni për Buxhet ka dhënë dritën jeshile për buxhetin...

Pas djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritit, i cili dje doli në përkrahje të kandidaturës së Bedri Hamzës për Kryetar të PDK-së, tani njëjtë ka vepruar edhe djali i Kadri Veselit, Klestori.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Klestor Veseli, ka shkruar se PDK-ja fuqizohet përmes bashkimit dhe bashkëpunimit, duke ndërtuar mbi përvojën dhe angazhimin e anëtarëve të saj.

Djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli, e ka uruar Bedri Hamzën për kandidaturën e tij, duke shprehur besim në profesionalizmin, përkushtimin dhe qasjen e tij vizionare në proceset që e presin.

Edhe djali i Thaçit, Endrit Thaçi, dje e ka uruar Bedri Hamzën për kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së.

Ai e ka cilësuar Hamzën si një lider me përvojë, vizion dhe integritet, vlera që i duhen PDK-së dhe Kosovës.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz