BallinaLajme​Nagavci: Zgjedhjet e reja janë të panevojshme dhe nuk sjellin rezultat

​Nagavci: Zgjedhjet e reja janë të panevojshme dhe nuk sjellin rezultat

Të ngjajshme

Hamza në mbështetje të studentëve shqiptarë: Barazia dhe dinjiteti nuk negociohen

Bedri Hamza, kreu i Partisë  Demokratike të Kosovës dhe...

Çfarë ndeshje në “Olimpico”, Roma shënon të dytin ndaj Lazios

Roma ka shënuar golin e dytë të ndeshjes ndaj...

Alarmi në Korçë për eksploziv në një veturë, rezulton se është GPS

Një automjet në Korçë është bërë objekt kontrolli nga...

S’vonojnë “Djajtë e Kuq”, Shaw shënon ndaj Forestit

Manchester United e ka nisur mbarë ndeshjen ndaj Nottingham...

Shefja e grupit parlamentarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci pret që në ditët në vijim të takohet me PDK-në e LDK-në në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe të zgjidhet çështja e presidentit.

Nagavci nuk konfirmoi nëse do të jenë përsëri të propozuarit ministri i punëve të jashtme dhe diasporës Glauk Konjufca dhe deputetja Fatmire Kollçaku, përderisa ende nuk ka ndonjë emër të veçantë nga dy partitë e tjera.

Ajo tha se zgjedhjet janë të panevojshme dhe se nuk do të sjellin asnjë rezultat.

“Ditët e mbetura do të intensifikohen takimet dhe bisedimet sepse si Lëvizje jemi të interesuar që të shmangim edhe një palë zgjedhje të reja, sepse besojmë që mundësitë janë, gjasat janë reale dhe është e nevojshme që ne të zgjedhim presidentin sepse edhe një palë zgjedhje të reja jo vetëm që janë ta panevojshme dhe të padrejta por nuk sjellin asnjë rezultat”, tha Nagavci.

Ajo tha se nuk dihet se a do të tërheq LVV-ja kandidatët e tyre, përderisa nuk është dëgjuar asnjë emër i përveçëm nga partitë e tjera politike.

“Nuk mund të konfirmoj diçka të tillë që tani për shkak se do të vazhdojnë bisedimet. Unë besoj, pres që liderët e dy partive të tjera më të mëdha, por nga ana tjetër pres edhe të gjithë deputetët, të cilët e kanë marrë besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar në Kuvend, që të kryejnë detyrën e tyre në funksion të zgjidhjes së problemit dhe zgjedhjes së presidentit.. Nuk mund të prisni nga Lëvizja që ne sot të themi se do të tërheqim kandidatin tonë, ndërkohë që nuk është dëgjuar asnjë emër tjetër i përveçëm, për të cilin ne do të mund të diskutonim e të bisedonim”, shtoi ajo.

Nagavci përmendi edhe propozimin e deputetes Kollçaku, si mënyrë që të mos përmbyllej jo suksesshëm afati për zgjedhjen e presidentit.

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë kohë Kuvendit të Kosovës që brenda 34 dite të zgjidhet presidenti i ri i vendit, përndryshe vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz