BallinaLajmeAli Berisha dhe AAK nderojnë 41 të vrarët dhe masakruarit e Lagjes...

Ali Berisha dhe AAK nderojnë 41 të vrarët dhe masakruarit e Lagjes ‘Dardania’ e Pejës

Të ngjajshme

Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë, nafta mbetet 1.61 euro për litër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet...

“Derby della Capitale”, këto janë formacionet

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Olta ‘trazon’ rrjetin, shfaqet pa të brendshme në publik

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Me fillimin e bombardimeve të paktit NATO, në Pejë po fillonte dëbimi masiv i popullatës  civile shqiptare për në Shqipëri dhe në Mal të Zi i iniciuar nga udhëheqësia serbosllave e ish-Jugosllavisë.

Për të shpejtuar këtë proces të dëbimit përmes ngjalljes së frikës dhe pasigurisë, në lagjen Dardania të këtij qytetit më 27 mars 1999 u ekzekutuan 41 civil shqiptarë nga forcat policore dhe paramilitare serbe.

Në grupin e viktimave kishte fëmije, gra dhe të moshuar ndërsa popullsisë qe po dëboheshin iu grabitën të mirat materiale që posedonin.

Rasti i dëbimit të organizuar të popullsisë civilë Shqipetarë nga Peja dhe përcjellur me ekzekutim të civilëve të pafajshëm, përmbushte për Serbinë, më së miri kriteret e termit “spastrim etnik”.

Me këtë rast, për të kujtuar këtë ngjarje dhe sakrificën e të rënëve, bashkë me popullatën e kësaj ane, ish-kryetari i komunës së Pejës dhe kryetar i AAK-së për këtë komunë, Dr. Ali Berisha, sot, 27 vite pas, ka nderuar 41 civilët e vrarë e masakruar të kësaj lagjeje, me 27 mars të vitit 1999.

‘Masakrat mbi popullin tonë janë një prej dëshmive se çfarë regjimi ishte regjimi i Serbisë dhe sa e madhe ishte sakrifica e shqiptarëve dhe çmimi për liri. Dardania e Pejës i dha kombit shumë dëshmorë dhe martir. Sot në nderim të martireve dhe dëshmorëve te Dardanisë Lavdi dhe nderim i perjetshëm!’-ka shkruar Berisha pas homazheve

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz