back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmePDK distancohet nga një faqe me emër të saj

PDK distancohet nga një faqe me emër të saj

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze me rreze të gjatë, analisti serb thotë se s’ka kapacitete për ta sulmuar dikë

Serbia bleu raketa balistike supersonike nga Kina, konfirmoi presidenti...

Babai i Gjestit shihet jashtë Gjykatës ku po mbahet seanca ndaj artistit kosovar

Këngëtari nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me emrin...

Nuk iu bind urdhrave të policisë në Dheu i Bardhë, arrestohet një person

Një person është arrestuar të enjten në pikëkalimin kufitar...

Obi Mikel sulmon Arsenalin

John Obi Mikel, ish-mesfushori i Chelsea dhe Nigerisë, ka...

Partia Demokratike e Kosovës është distancuar nga një faqe që thirret në emër të tyre dhe e cila ka shpërndarë një video në të cilën flitet për një person të quajtur “ Krenar Jahiu”, e për të cilin në video pretendohet se është “kushëriri i burrit të Vjosa Osmanit”, shkruan Gazeta Express.

Ka qenë kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, i cili ka reaguar duke u distancuar nga faqja në facebook që thirret në emrin e partisë që udhëhiqet nga Kadri Veseli, me po të njëjtin emër “Rinia Demokratike e Kosovës”.

“Rinia Demokratike e Kosovës, në rrjetin social disponon, adresën e saj e të vetme në nivelin qendror, me emër: Rinia Demokratike e Kosovës, me logo të Partisë Demokratike, me adresë: https://www.facebook.com/Rdkqender/”  ka thënë kreu i rinisë së PDK’së.

Sipas Bislmit është e vështirë të kontrollohen të gjitha faqet që hapen në emër të Rinisë Demokratike të Kosovës, pasi sipas tij është shumë e lehtë që të krijohen të tilla në prag të fushatave.

“Rinia Demokratike e Kosovës, nuk mund të kontrolloj faqet që shfaqen nga personat tjerë në emër të Rinisë Demokratike të Kosovës, as t’i ndaloj ato, për shkak të lehtësisë së krijimit të tyre, mbylljes dhe rishfaqjes në prag të fushatave”, ka shtuar tutje ai.

Në fund thotë se denoncon çfarëdo keqpërdorimi të rrjeteve sociale.

“Rinia Demokratike e Kosovës, ka denoncuar dhe denoncon çdo keqpërdorim të rrjeteve sociale, duke mbetur besnike e vlerave të proklamuara nga Partia Demokratike e Kosovës, për të luftuar çdo dukuri negative në vendin tonë, me besim, zhvillim, integrim!” përfundon reagimi.

Gazeta Express ka qenë mediumi i parë që ka raportuar lidhur me videon e shpërndarë nga një faqe të quajtur “Rinia Demokratike e Kosovës” e që mban edhe logon e PDK’së në fotografinë e profilit.

Ka pasur gjithashtu edhe një konfirmim për Gazetën Express nga familja e Vjosa Osmanit se nuk kanë asnjë lidhje me personin e përfolur në video./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz