back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaLajmePDK denoncon gjendjen e keqe të një fshati të Lipjanit: Shala s’kërkon...

PDK denoncon gjendjen e keqe të një fshati të Lipjanit: Shala s’kërkon premtime boshe, kërkon llogari

Të ngjajshme

Provat e mbrojtjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së do të fillojnë të paraqiten më 15 shtator

Pasi ishte bërë e ditur se planifikohet që provat e mbrojtjes në rastin ndaj...

Caktohet ora e seancës për nesër dhe pikat e rendit të ditës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, nesër (e mërkurë), në...

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan ka publikuar një video nga fshati Shalë, për të cilin thotë se “nuk është harruar” por “është neglizhuar me vetëdije”.

Ky fshat, një prej vendbanimeve me potencial të madh dhe zhvillimor në Lipjan, “është lënë pas dore nga pushteti lokal”, thotë PDK-ja, duke u përballur me probleme serioze.

“Qendra e mjekësisë familjare nuk ofron shërbim 24 orë”, ndërsa “mungesa e një autoambulance rëzikon vërtet jetën e banorëve”, thuhet në video.

“Në disa lagje, ujërat e zeza derdhen lirshëm, duke rëzikuar shëndetin puklik”.

Uji i pijshëm në këtë fshat thuhet se mungon, duke i detyruar banorët të përdorin puse për nevojat bazë.

Në video përmenden investimet që ishin bërë në këtë fshat gjatë qeverisjes së Shukri Bujës, i cili tash kandidon për kryetar të Komunës.

“Shala nuk kërkon më premtime boshe. Kërkon llogari”, thuhet në video.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz