PDK, Aleanca në Kuvend, Kurti u flet nga Vushtrria: Duhet të merremi vesh për presidentin
dp

Lexo edheLushaku-Sadriu: LDK-ja flet për vete, Kurti i ka numrat dhe përgjegjësinë për konstituim të Kuvendit

Kurti në prononcim për media tha se presidenti apo presidentja e re duhet të jetë personalitet me kontribut në shoqëri dhe vlera kombëtare dhe qytetare.
“Ju e keni parasysh që qëndrimi i LVV-së si fituese e zgjedhjeve është që presidenti i ardhshëm të jetë konsensual me mbështetje sa më të gjerë në Kuvend dhe në popull, të jetë personalitet që ka merita dhe kontribut, vlera kombëtare qytetare, por gjithashtu edhe i dëshmuar në profesion e shoqëri dhe për këtë dëshirojmë të merremi vesh në mënyrë që të evitojmë zgjedhjet e reja”, tha ai.
Ai uroi edhe 100 kadetët të cilët sot iu bashkuan Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Lexo edheLushaku-Sadriu: LDK-ja flet për vete, Kurti i ka numrat dhe përgjegjësinë për konstituim të Kuvendit
“Sot ishte një ditë e suksesshme dhe e gëzuar më Ministrinë e Drejtësisë, për drejtësinë në Kosovë për Shërbimin Korrektues në Kosovë, meqë trajnimin 5-mujor 100 kadetë e kryen me sukses të cilët nga tani do jenë 100 oficerë”, tha ai.