Vdekja e ish lojtarit më të mirë dhe e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), është një humbje e madhe për sportin e Kosovës dhe për të gjithë shqiptarët.
Kontributi i tij për ndërkombëtarizimin e futbollit ishte i madh, anëtarësimi në FIFA dhe UEFA, ishin dy betejat e fundit që ai i fitoi.
Partia e Drejtësisë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes dhe të gjithë sportdashësve për vdekjen e Kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrrit.