Feronikeli për vdekjen e Vokrrit: Humbja e tij është një humbje e madhe për popullin tonë
BILLI
Lexo edheSulmuesi i Feronikelit transferohet tek Neuchatel Xamaxi i Zvicrës
KF Feronikeli shpreh ngushëllime për vdekjen e Fadil Vokrrit.
Lexojeni reagimin e Niklit:
Me pikëllim të thellë e pritëm lajmin që në moshën 58 vjeçare, pas një komplikimi shëndetësor, ka ndërruar jetë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Klubi ynë i shpreh ngushëllime familjes, federatës, sportdashësve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Humbja e tij është një humbje e madhe për popullin tonë.

Lexo edheSulmuesi i Feronikelit transferohet tek Neuchatel Xamaxi i Zvicrës
Të gjithë jemi dëshmitarë të suksesit dhe ngritjes që ka përjetuar futbolli kosovar prej se në krye të federatës kishte ardhur Fadil Vokrri, ndërkaq loja dhe shpirti i tij luftarak në fushë do të mbetet model dhe shembull inspirimi për lojtarët e tanishëm dhe ata të ardhshëm.
Të falënderojmë që e ndriçove rrugën e futbollit kosovar drejt pranimit në federatat më të mëdha të futbollit dhe që e bëre të mundur shpërfaqjen e talentit kosovar kudo në botë.
Fadili i dha shumë Kosovës, andaj i qoftë i lehtë dheu i saj!
Shpirti i tij u prehtë në paqe!