PD: Kurban Bajrami le të jetë festë e sakrificës dhe e solidaritetit

Partia e Drejtësisë, ua uron gjithë besimtarët mysliman festën e Kurban Bajramit; duke iu dëshiruar shëndet dhe lumturi në jetë.
Kjo festë madhe e Kurban Bajramit, në vete ngërthen unitetin e vlerave shpirtërore si dhe përkushtimin e sakrificën për Zotin duke e plotësuar konditën e pestë të Islamit (kryerjen e haxhit).
Mesazhin e kësaj Feste madhështore, më së miri e përcjellin ata të cilët besojnë në Zot dhe janë të përkushtuar që vlerat e besimit t’i harmonizojnë me rrjedhat shoqërore duke u solidarizuar me skamnorët, varfanjakët dhe bonjaket dhe duke kontribuar për avancimin e vlerave njerëzore siç është paqja, toleranca dhe mirëkuptimi.

Lexo edheFJALA uron festën e Kurban Bajramit
Për të gjithë besimtarët mysliman, le të shërbej kjo Festë, si motiv shtesë për punë të mira në dobi të shtetit dhe shoqërisë sonë, ngase ky është emaneti i të gjallëve karshi dëshmorëve, atyre që sakrifikuan jetën për komb, fe e atdhe.
Partia e Drejtësisë, gjithë haxhilerëve, iu dëshiron haxh të pranuar dhe kthim sa me të shpejt në familjet e tyre shëndosh e mirë.














