back to top
Friday, September 19, 2025
BallinaShqiptarePD dorëzon kërkesën për shkarkimin e Peleshit: Vetëm në pak kohë asgjësoi...

PD dorëzon kërkesën për shkarkimin e Peleshit: Vetëm në pak kohë asgjësoi parlamentin!

Të ngjajshme

NATO-ja tregon se i ndali avionët rusë që shkelën hapësirën ajrore të Estonisë

Tre avionë luftarakë rusë që shkelën hapësirën ajrore të...

Alonso flet për situatën e tij me Vinicius: Nuk ishte koha..!

Vinicius Junior po kalon një fillim sezon jo të...

Intervista/Tinka Kurti: Kudo që të jemi, duhet të përqendrohemi tek njerëzorja

Tinka Kurti ka studiuar Gazetari dhe Filozofi në Universitetin...

Epistula e javës/ Frida Kahlo për A.G. Arias: 13 tetor 1925

Alejandro Gómez Arias – (1906–1990), i dashuri i parë i...

Ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar kërkesën në Këshillin për Legjislacionin, për shkarkimin e Kryetarit të ri të Kuvendit, Niko Peleshi. Në shkresën zyrtare, PD liston 11 shkeljet që pretendon se ka kryer Peleshi.

“Kështu, kryetari i Kuvendit, Z. Niko Peleshi, ka vepruar në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, duke përdhosur parlamentarizmin dhe minuar funksionimin demokratik të Kuvendit. Në këto kushte, Këshilli për Legjislacionin duhet të fillojë menjëherë procedurën për shkarkimin e saj nga detyra. Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të nenit 75, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 114, pika 4 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të Kryetarit të Kuvendit, Z. Niko Peleshi.”, thuhet në shkresën e PD-së.

Sipas PD-së, në seancën e 16 shtatorit, Peleshi ka thirrur dhe drejtuar mbledhje në kundërshtim me afatet e parashikuara në Kushtetutë dhe Rregullore, duke miratuar projektvendime me procedurë të përshpejtuar pa respektuar afatet dhe duke ndaluar diskutimin nga opozita.

Në seancën e 18 shtatorit, Peleshi sipas shkresës nuk i ka lejuar opozitës të diskutojë për programin politik dhe përbërjen e Qeverisë, ndërsa ka dhënë fjalën dy herë për procedurë vetëm për përfaqësues të Partisë Socialiste, duke mohuar opozitën dhe shkelur nenet kushtetuese dhe rregullore.

“Sipas nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, programi politik i Këshillit të Ministrave dhe përbërja e tij paraqiten në Kuvend nga Kryeministri. Kryetari i Kuvendit i dha fjalën Kryeministrit, i cili pas disa minutave diskutim, mori rolin e Kryetarit të Kuvendit, ndërpreu fjalën e tij dhe ia kaloi fjalën ‘Ministres virtuale Diella’, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe Rregulloren.  Ky veprim prej karagjozi dhe që cënoi rëndësinë kushtetuese të seancës plenare të datës 18.09.2025 u kundërshtua nga deputetët e opozitës, përmes një veprimi që nuk shkel etikën parlamentare dhe që është formë reagimi që përdoret në të gjitha Parlamentet e vendeve demokratike (rasti më i fundit në Parlamentin Europian, ku eurodeputetët pas refuzimit të kërkesës për një minutë heshtje përplasën duart mbi tavolinat e tyre të punës si formë demokratike reagimi). Fakti që Kryeministrin e kanë lëshuar nervat, është i lodhur dhe ndjehet i padenjë për të përballuar debatin parlamentar, nuk mund të nënkuptojë kurrë që ai mund t’i caktojë linjën e sjelljes deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, apo mund të vijë në seancë plenare dhe të sillet siç dëshiron në kundërshtim me Kushtetutën.”, vijon shkresa.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz