Pavarësisht ndalesave, ajri në Prishtinë sot më i keq se dje
BILLI
Lexo edheMinistri respekton vendimin për ndalimin e qarkullimit të veturave, përdor transportin publik (Foto)
Cilësia e ajrit në Prishtinë po vazhdon të mbetet shqetësuese, edhe pas masave të marra për ndalim të makinave nëpër kryeqytet. Madje, sot ajri është edhe më i keq se dje, shkruan Gazeta Express.
Në matjen e fundit nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë që u bë në orën 09:00 është regjistruar vlerë e ndotjes 161 që konsiderohet e pashëndetshme.
Nga mëngjesi i ditës së sotme rrugët kryesore në Prishtinë janë bllokuar për vetura, përderi sa transporti urban po shfrytëzohet pa pagesë nga qytetarët.
Lexo edheMinistri respekton vendimin për ndalimin e qarkullimit të veturave, përdor transportin publik (Foto)
Paknaqësitë me ajrin e ndotur që rradhitën Prishtinën në krye të listës botërore për ajr të papastër bën që sot nga shoqëria civile të organizohen protesta.
