“Pastrimi” gjen te kontejnerët dallamë e jelek tradicional nusesh
dp

Lexo edheDjali e godet 7 herë me thikë nënën në Dibër, 50-vjeçarja dërgohet në Spitalin e Traumës

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se gjatë kryerjes së detyrave nga punëtorët e saj, te një hapësirë për hedhjen e mbeturinave kanë gjetur disa veshje tradicionale nusesh.
Sipas një njoftimi të bërë publik në Facebook, nga kjo kompani kanë treguar se kanë gjetur te koshat e plehrave një dallamë dhe një jelek, veshje këto tradicionale që veshën nga nuset në dasma.
“Pastrimi” thotë se të dyja ishin “sikur të mos kishin dalë kurrë nga sirtari”.
“Në mesin e mbeturinave, u gjetën një dallamë dhe një jelek tradicional – të pastra, të ruajtura me kujdes, si të mos kishin dalë kurrë nga sirtari”, tha “Pastrimi”.

Lexo edheDjali e godet 7 herë me thikë nënën në Dibër, 50-vjeçarja dërgohet në Spitalin e Traumës
Përpos tyre, në njoftim u tha se u gjetën edhe një palë rroba burri, “të palosura me përpikëri”.
“Rroba të papërdorura, pa njolla kohe, të trajtuara me respekt. Ndoshta ishin pjesë e pajës, ndoshta dhuratë nga një dasmë, apo tjetër”, shkroi kompania.