back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmePastori i kërkon Ramës të lexojë Biblën, kryeministri ‘ndërron’ aty për aty...

Pastori i kërkon Ramës të lexojë Biblën, kryeministri ‘ndërron’ aty për aty besimin: Jam me Ramazan

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Mbrëmjen që lamë pas në ‘Opinion’, u diskutua tema mbi fëmijët e varfër dhe jetimë të gjendur në zona të ndryshme të Shqipërisë.

I ftuar në panel ishte edhe kryeminstri Rama, i cili foli mbi platformat e posaçme për këtë shtresë të shoqërisë.

Në mbyllje të emisionit Blendi Fevziu, i kërkoj njërit prej të ftuarve, i cili njihet si Pastori i Kishës, Akil Pano, të lexojë disa rreshta nga ‘Bibla’, në lidhje me bamirësinë.

Ai u përgjigj se nuk i kishte syzet e leximit dhe këtë gjë mund ta bënte kryeminsitri.

Rama u përgjigj se nuk e lexon Biblën: “Unë jo, jam në muajin Ramazanit dhe do e respektoj deri në fund”, u përgjigj ai.

Pastori ia kthehu se të krishterët nuk mbajnë Ramazanin, duke iu referuar këtu deklarimeve që Rama ka bërë më herët lidhur me përkatësinë e tij fetare.

Unë jam katolik, dy fëmijët nga martesat e para janë ortodoks, gruaja ime aktuale është myslimane, djali ynë i vogël do të vendosë të bëhet budist”, ka thënë Rama më herët pyetur nga mediat italiane.

Me sa duket kryeministri për pak vëmendje është gati të ndërrojë edhe besimin e tij fetar.

Më pas ‘Biblën’ e mori Fevziu duke lexuar disa mesazhe të forta mbi aktin dhe vlerën e bamirësisë

Të Fundit

Sport

ShowBiz