back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeDyshohen se keqpërdorën paratë e luftës së UÇK-së - dekorohen nga Hashim...

Dyshohen se keqpërdorën paratë e luftës së UÇK-së – dekorohen nga Hashim Thaçi

Të ngjajshme

Kërcënim me bombë në Minesota, mbyllen disa shkolla si masë sigurie

Policia bëri të ditur se nuk janë gjetur pako...

Rrugët drejt pikave kufitare vlerësohen të sigurta dhe të kalueshme

Reshjet e dëborës dhe ngricat në segmentin e rrugës...

Mbyllet afati kalimtar në Premierligë

Është mbyllur edhe zyrtarisht afati kalimtar i janarit në...

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka dekoruar sot kryeministrin e parë të Kosovës, Bujar Bukoshin dhe nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitin me medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Xhavit Haliti ishte akuzuar publikisht muaj më parë nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni se gjatë kohës së luftës kishte marrë 8 milionë marka, raporton Insajderi.

Haliti sot nuk është përballur me akuza. Ai sot është dekoruar me medalje nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, sot e dekorova njërin ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, anëtarin e delegacionit të bisedimeve në Rambuje dhe nënshkruesin e Deklaratës së Pavarësisë, Xhavit Halitin, për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Insajderi kishte realizuar javë më parë dokumentarin për fondin e 3%, ku Gani Hoxha aktivist i këtij fondi kishte akuzuar Halitin se kishte marrë 5 milionë marka nga Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa.

Në anën tjetër Quni në një emision televiziv muaj më parë kishte akuzuar Halitin se nga Ahmet Krasniqi ai kishte marrë 7 apo 8 milionë marka.

“Unë kam qenë në Tiranë kur nga koloneli Ahmet Krasniqi për nevoja emergjente të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Haliti iu kanë dhënë në dispozicion nga fondi i qeverisë  7 apo 8 milionë marka”, kishte thënë Quni.

Gjatë ditës së sotme ndaras nga Haliti, kryeministri i parë i Kosovës Bujar Bukoshi u dekorua me medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë nga Thaçi. Ky i dyshuari kryesor për keqpërdorim me fondin e 3%.

“Kryeministrin e parë të Kosovës, Bujar Bukoshin, i cili ishte edhe iniciues i nënshkrimit të apelit të intelektualëve kundër suprimimit të autonomisë dhe pjesëmarrës në Rambuje, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Ish-kryeministri Bukoshi ka dhënë kontribut të çmuar për lirinë, pavarësinë dhe punën e përbashkët në institucionet e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Bukoshi, është i dyshuari kryesor për keqpërdorime me Fondin e Republikës së Kosovës të njohur si “tre përqindëshi”. Ai ishte marrë në pyetje nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës dy vite më parë

Insajderi kishte raportuar edhe në të kaluarën ku qindra mijëra euro ishin tërhequr nga ky fondi  i 3 përqindëshit mes viteve 2006-2011. Shuma prej 512 mijë e 936 eurove është nxjerrë nga bankat jashtë vendit nëpërmjet 16 transaksioneve të dyshimta.

Bukoshi e kishte pranuar se janë kryer këto transaksione, por nuk ka sqaruar se për çfarë qëllimesh. Ka thënë se të gjitha janë bërë me miratimin e Bordit të Unionit të Fondeve të Republikës së Kosovës (UFORK), pjesë e të cilit ka qenë ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

Dokumentarine plotë për fondin e 3% mund ta shikoni duke klikuar: Këtu

Të Fundit

Sport

ShowBiz