Pasi vrau gjarprin helmues me lopatë, gjyshja 73-vjeçare konsiderohet “heroina” e lagjes
BILLI

Lexo edheElefantët duket sikur qajnë të ngordhurin: Skenë e jashtëzakonshme

Një gjyshe nga Pensilvania është kthyer në heroinën e lagjes pasi vrau një gjarpër kobra në kopshtin e shtëpisë.
Kathy Kehoe, 73 vjeçe dyshonte se diçka nuk shkonte kur dëgjoi zogjtë që po klithnin nga frika.
“E dija që ishte një gjarpër. Dhe mendoja, ‘Kjo kafshë nuk duhet të jetë këtu. Është një zvarranik helmues. Ka fëmijë të vegjël këtu'”, tha ajo për AbcNews.
Pas kësaj, gjyshja vrapoi që të merrte një këpucë brenda. Kur doli jashtë, vuri re që gjarpri ishte në cep të shtëpisë. Ajo vendosi të bënte dy fotografi të zvarranikut para se ta vriste me fundin e lopatës.
Fqinjët e konsiderojnë si një heroinë pasi i ka shpëtuar jetën të gjithëve me veprimin e guximshëm.

Lexo edheElefantët duket sikur qajnë të ngordhurin: Skenë e jashtëzakonshme
Sipas gjuetarëve, zvarraniku mund të ketë ikur nga një ndërtesë fqinje. Në mars të këtij viti, zyrtarët e kontrollit të kafshëve gjetën 20 gjarpërinj helmues, përfshirë 12 kobra në atë ndërtesë.

/Ora News.tv/