BallinaLajmePasi rrahu asamblistin, drejtori i Skenderajt kërcënon gazetarin

Pasi rrahu asamblistin, drejtori i Skenderajt kërcënon gazetarin

Të ngjajshme

Kapet shoferi që me makinë goditi 11-vjeçaren nga Shkupi

Policia e ka gjetur drejtuesin e automjetit që më...

Rritje e remitencave, 1.4 miliardë euro hynë në Kosovë gjatë vitit 2025

Remitencat në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën...

Kryediplomatja e BE: Na duhet një dalje nga kjo luftë, jo përshkallëzim në Lindjen e Mesme

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja...

Gazetari Kajtaz Geci ka marrë kërcënime nga Ramiz Shala që është drejtor për kulturë në Skenderaj.

Gazetarët kanë për detyrë që të  raportojnë.

Por jo çdo shkrim i tyre mund t’iu përshtatet interesave të njerëzve që janë në pushtet.

I tillë ishte edhe një shkrim që bëri gazetari, Kajtaz Geci.

Geci teksa bëri një raportim për shpërndarjen e subvencioneve  nga Komuna e Skenderajt ndër të tjera kishte shkruar edhe për drejtorinë që ka nën menaxhim këtë drejtori, Ramiz Shala.

Drejtorit të Kulturës nuk i pëlqeu që emri i tij doli në gazetë.

Geci që shkruan çdo ditë për këtë pjesë të Kosovës, thotë se Ramiz Shala bënë problem të llojit të tillë çdo ditë.

T7 ka kontaktuar edhe me Ramiz Shalën.

Ky i fundit përmes telefonit i ka thënë televizionit se nuk ka çka të shtoj dhe Kajtaz Geci sipas ti është duke gënjyer.

E për këtë rast janë të njoftuar jo vetëm kryetari i komunës së Skenderajt por edhe policia e Kosovës.

Gjatë së enjtes edhe policia  në  Skenderaj e kanë marrë këtë informatë.

Mirëpo siç merr vesh T7, kjo organet e rendit  ende nuk ka arritur të intervistoj Ramiz Shalën.

Emri i Shalës ishte përfshirë edhe në një rrahje që kishte ndodhur në asamblenë komunale.

Sipas raportimeve Ramiz Shala kishte rrahuar asamblistin Malsor Bejta  nga Iniciativa Qytetare 40000.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz