back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmePasardhësi i Ruairi O’Connell i dorëzon kredencialet te Thaçi, e përmend menjëherë...

Pasardhësi i Ruairi O’Connell i dorëzon kredencialet te Thaçi, e përmend menjëherë korrupsionin

Të ngjajshme

Nis hetimi për vdekjen e një burri në Fushë-Kosovë

Një hetim mbi vdekjen është duke u bërë në...

Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Aksion policor në Malishevë: Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Moti mbi vendin tonë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Arrestohet një person në Mitrovicë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Një person është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale...

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka njoftuar se Ambasadori i Lartëmadhërisë së Saj në Kosovë, Shkëlqesia e Tij Nicholas Abbott, ka prezantuar sot në mëngjes kredencialet te Presidenti i Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e Tij Hashim Thaçi.

Pas kësaj ceremonie, ambasadori i ri ka thënë se do të vazhdojë punën e ish-ambasadorit Ruairi O’Connell për të ndihmuar ata që e luftojnë korrupsionin dhe nepotizmin.

“Jam i lumtur që kam prezentuar Letrën time Kredenciale te Presidenti Thaçi. Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë lidhje të thella miqësie dhe bashkëpunimi, të farkëtuara në kohërat më të vështira. Mezi pres të zhvilloj dhe forcojë marrëdhëniet tona me popullin e Kosovës, dhe të vazhdoj punën e paraardhësve të mi për të ndihmuar në reformimin dhe modernizimin e institucioneve, dhe demokracisë së Kosovës, dhe për të inkurajuar dhe mbështetur ata që janë brenda sistemit dhe të cilët po luftojnë korrupsionin dhe nepotizmin.”, ka thënë ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë.

Britania e Madhe ishte vendi i parë që kishte lidhur marrëdhënie diplomatike pasi Kosova shpalli pavarsinë në shkurt 2008. Shkëlqesia e Tij Nicholas Abbott është ambasadori i pestë i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz