Aktorja amerikane Alexandra Daddario dhe producenti i filmit Andrew Form po i japin fund martesës së tyre pas tre vitesh së bashku.
Sipas mediave të huaja, çifti ka vendosur të ndahet në mënyrë paqësore, duke theksuar se vendimi është marrë me respekt të ndërsjellë.
Daddario dhe Form u martuan në vitin 2022, ndërsa lidhja e tyre kishte nisur një vit më herët, transmeton IndeksOnline.
Gjatë martesës, ata u bënë prindër të një djali. Burime pranë çiftit bëjnë të ditur se, pavarësisht ndarjes, të dy do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar në rritjen e fëmijës së tyre.
Lajmi për divorcin ka befasuar fansat, pasi aktorja dhe producenti shpesh shfaqeshin bashkë në evente publike dhe ndanin momente nga jeta e tyre në rrjetet sociale./IndeksOnline/