HomeSportPas Seferit, dorëhiqet edhe Wustefeld nga posti i presidentit të Drenicës

Pas Seferit, dorëhiqet edhe Wustefeld nga posti i presidentit të Drenicës

Të ngjajshme

SHSKUK pa furnizues për oksigjen medicinal, tenderi anulohet për shkak të çmimit

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës nuk ka arritur...

Moti javor: Nxehtësi e madhe, pastaj stuhi, breshër e freski

Java filloi shumë e nxehtë me temperatura tropikale dhe...

Jakaj: LVV fillon bisedimet me opozitën pas formimit të Kuvendit dhe Qeverisë

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi,...

Ishte nga më të mirët e Brazilit, Casemiro shpallet “Man of the Match”

Brazili ka siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-tave të...

Drenica po përballet me një dorëheqje hierarkish.

Pas Faton Seferit, tani dha dorëheqjen e tij edhe presidenti i klubit, Thomas Wustefeld vetëm 1 vit që kur mori në dorë këtë post.

Lajmin e konfirmoi klubi nga Skënderaj, në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.

Me keqardhje dhe pas një reflektimi të gjatë, kam vendosur të jap dorëheqje nga detyra e Presidentit, me efekt të menjëhershëm.Nga zemra dua t’i falënderoj të gjithë ata që gjatë muajve të fundit dhanë gjithçka nga vetja dhe sakrifikuan pa kursim, që FC Drenica ta ruante vendin në elitën e futbollit. Ajo që arritët së bashku ishte e jashtëzakonshme.Një falënderim krejt të veçantë dua t’ia shpreh Faton Seferit. Përkushtimi i tij i palodhshëm, angazhimi me zemër dhe gjithçka që bëri për këtë klub dhe për qytetin është e vështirë të përshkruhet me fjalë. Kontributi i tij meriton respektin dhe mirënjohjen më të madhe. Më vjen sinqerisht keq që gjërat nuk morën drejtimin që të gjithë e kishim shpresuar dhe dëshiruar. Megjithatë, ne do t’i qëndrojmë besnikë fjalës së dhënë dhe do t’i realizojmë të gjitha zotimet që kemi marrë përsipër ndaj FC Drenicës. FC Drenicës, tifozëve të saj besnikë dhe gjithë qytetit i uroj me gjithë zemër shumë suksese në të ardhmen dhe vazhdimësi në elitën e futbollit kosovar”, shkruhet në njoftimin e gjermanit./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz