BallinaLajmePas rezolutës së Kuvendit, Autoriteti i Konkurrencës i drejtohet Pal Lekajt për...

Pas rezolutës së Kuvendit, Autoriteti i Konkurrencës i drejtohet Pal Lekajt për homoligimin

Të ngjajshme

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Viktima në Skenderaj është profesori Lushtaku

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë...

Pas miratimit të rezolutës së Kuvendit për heqjen e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave, Autoriteti i Konkurrencës i është drejtuar Ministrit Pal Lekaj me një kërkesë. AKK’ja ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës që të merr parasysh rekomandimin e Autoritetit për liberalizimin e këtij tregu, raporton Express.

Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës që të merr parasysh rekomandimin e tyre për liberalizimin e këtij tregu.

Kryetari i AKK’së, Valon Prestreshi ka treguar se ata i kishin rekomanduar Ministrit Pal Lekaju qysh në dhjetor të 2017’ës që të shfuqizoj këtë udhëzim administrativ, i cili kishte kufizuar konkurrencën.

“Autoriteti i Konkurrencës ne dhjetor te vitit 2017 ka rekomanduar Ministrinë e Infrastrukturës qe ta shfuqizoj këtë udhëzim administrative i cili kishte kufizuar konkurrencën në tregun përkatës. Edhe njëherë kërkojmë nga Ministria e Infrastrukturës që të merr parasysh rekomandimin e Autoritetit për liberalizimin e këtij tregu”, ka shkruar Prestreshi.

Ndryshe, me 62 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për heqjen e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave. Nga 65 deputetë sa ishin të pranishëm, 62 vota ishin pro, dhe 2 abstenime.

Sipas kësaj rezolute kërkohet ndërprerja e udhëzimit administrativ të vitit 2018 për homologimin e automjeteve, dhe që brenda gjashtë muajve prej miratimit të kësaj rezolute të liberalizohet tregu i homologimit./Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz