Pas pushimeve romantike, Ellie Goulding shfaqet me një pamje të re dhe elegante
dp

Lexo edheModelja shqiptare që zbuloi mesazhet me Vinicius dhe Benzeman i vendos sërish “flakën” rrjetit me FOTOT e fundit

Këngëtarja britanike Ellie Goulding ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në një event luksoz të organizuar në Londër, ku për herë të parë u shfaq me një model të ri flokësh me balluke.
Ylli i muzikës, 39 vjeçe, mori pjesë në hapjen e dyqanit kryesor të markës së njohur të bizhuterive Boodles, në Old Bond Street, të enjten.
Goulding u shfaq me një këmishë rozë me vija të holla dhe një fund midi prej lëkure të zezë. Ajo e kompletoi veshjen me këpucë me taka të hapura dhe bizhuteri shkëlqyese nga marka luksoze, duke spikatur me stilin e saj të veçantë, shkruan Daily Mail
Eventi u zhvillua në një ndërtesë luksoze me shtatë kate, ku të ftuarit patën mundësinë të shijonin ambientet e dekoruara me diamantet karakteristike të Boodles.

Lexo edheModelja shqiptare që zbuloi mesazhet me Vinicius dhe Benzeman i vendos sërish “flakën” rrjetit me FOTOT e fundit

Paraqitja e këngëtares vjen pas një udhëtimi romantik me partnerin e saj, Beau Minniear, në hotelin ekskluziv Hôtel du Cap-Eden-Roc, në Rivierën Franceze. Qëndrimi në këtë resort luksoz kushton rreth 4 mijë paund për natë.
Çifti mirëpriti vajzën e tyre, Iris, më 6 mars, në spitalin Lindo Wing në Londër. Goulding është gjithashtu nënë e Arthurit, pesë vjeç, nga martesa e saj me Caspar Jopling.
Gjatë pushimeve romantike, këngëtarja dhe partneri i saj shijuan edhe një zhytje në det, në ambientet e resortit luksoz.