back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaKulturëPas Kosovës, Shqipërisë dhe Turqisë, edhe Kroacia e bojkoton Nobelin

Pas Kosovës, Shqipërisë dhe Turqisë, edhe Kroacia e bojkoton Nobelin

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Ministria për Punë të Jashtme dhe të Evropës në Kroaci ka vendosur që të bojkotojë ceremoninë e organizuar nga Akademia Suedeze e Shkencave për dhënien e çmimeve Nobel, ku do të nderohet edhe fituesi i sivjetmë i çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke, mik dhe përkrahës i Sllobodan Millosheviqit.

Në ceremoninë e Nobelit po refuzon të marrë pjesë edhe Kroacia, për shkak të shkrimtarit që publikisht ka përkrahur dhe shprehur admirim ndaj politikës së ish-liderit kriminel të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.

Ministria e Jashtme e Kroacisë ka njoftuar se ambasadori i këtij shteti në Suedi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Akademia Suedeze e Shkencave, transmeton Gazeta Express.

“MVEP ka vendosur që ambasadori kroat në Suedi të mos marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit nesër në Stokholm për shkak të dhënies së çmimit Nobel për Letërsi një njeriu që është angazhuar në mbështetje të politikës së Sllobodan Millosheviqit në vitet e ’90-ta”, thuhet në njoftimin e MPJ’së kreate.

Përveç Kroacisë, këtë ceremoni kanë njoftuar se do ta bojkotojnë edhe Shqipëria dhe Turqia.

Arsyeja është Handke, i cili sivjet u shpall fitues i çmimit Nobet për Letërsi, e ky vlerësim ka nxitur shumë reagime në Bosnjë, në Kosovë, por edhe ndërkombëtarisht. Dhënien e çmimit më të rëndësishëm për Letërsi e kishte kritikuar edhe Shoqata e Shkrimtarëve Amerikanë. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz