Pas hotelit në Vlorë, një tjetër resort turistik bëhet shkrumb e hi në Sarandë
dp

Lexo edheThatësira godet rëndë lumin Rhine, niveli i ujit bie nën 10 centimetra në disa zona

Mëngjesin e së dielës, flakët kanë përfshirë resortin “Mesopotam Agroturizëm”, në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër.
Si pasojë e zjarrit, ky resort është bërë shkrumb e hi, por nuk raportohet për të lënduar.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 05:30 të mëngjesit të kësaj të diele, derisa flakët janë përhapur në ambientet e resortit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke e djegur plotësisht strukturën.

Lexo edheThatësira godet rëndë lumin Rhine, niveli i ujit bie nën 10 centimetra në disa zona
Për momentin nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Pritet që hetimet dhe verifikimet në vendngjarje të përcaktojnë se çfarë ka shkaktuar flakët.
Ky resort konsiderohej një prej investimeve më të rëndësishme turistike të realizuara vitet e fundit në këtë zonë.