BallinaShowBizPas disa javësh në arrati bëhet e gjallë Fjolla Morina, tregon kë...

Pas disa javësh në arrati bëhet e gjallë Fjolla Morina, tregon kë e preferon për kryeministër

Të ngjajshme

Trump: Marina e Iranit është reduktuar në varka të vogla me mitralozë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëse Shtetet...

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...

Pas arratisë disa javore, këngëtarja Fjolla Morina është bërë dje e “e gjallë” duke postuar në rrjetet sociale.

Ajo ka shpërndarë në “Instastory” një foto nga tubimi i kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti me mbishkrimin “mbret”, duke shprehur hapur përkrahjen për të.

Më 20 janar Fjolla Morina theu arrestin e shtëpisë së vendosur nga Gjykata e Kukësit duke u larguar në drejtim të paditur.

Këngëtarja Fjolla Morina dhe partneri i saj Fisnik Syla u arrestuan më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kapën me dy armë me vete.

Sjellim në vëmendje që këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip “Audi Q7” ndërsa i është gjetur një armë në çantë dhe një në bagazh.

Në çantën e saj u gjetën dy pistoleta dhe 23 fishekë, teksa ajo më pas deklaroi se ishte shtatzënë, por që rezultoi se kishte gënjyer. Ndaj saj është vendosur masa “arrest shtëpie”, prandaj është e detyruar të qëndrojë në banesë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz