HomeLajmePas disa herësh radhazi, fillon përsëri sanimi i dëmtimeve në pjesën e...

Pas disa herësh radhazi, fillon përsëri sanimi i dëmtimeve në pjesën e kyçjes në Mazgit – Të shtunën pritet të bëhet asfaltimi

Të ngjajshme

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se kanë filluar punimet për sanimin e dëmtimeve në pjesën e kyçjes në Mazgit.

Ata kanë thënë se këto punime do të zhillohen me intensitet të lartë sot dhe nesër, ndësa pasnesër më 27 qershor 2026 pritet që të bëhet asfaltimi I kësaj pjese të rrugës.

“Siç ju kemi njoftuar për shkak të zhvillimit të punimeve, në këtë segment rrugor priten kufizime të përkohshme në qarkullim. Kërkojmë nga qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim nga ana e tyre  dhe i inkurajojmë që, gjatë kohës së zhvillimit të punimeve, të shfrytëzojnë rrugë alternative për të shmangur vonesat dhe ngarkesën në trafik. Apelojmë tek ngasësit e automjeteve që  gjatë këtyre ditëve të respektohet sinjalizimi rrugor dhe udhëzimet e personelit në terren, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.

Ata kanë falenderuar qytetarët për bashkëpunim dhe mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve dhe sanimin e këtyre dëmtimeve në këtë rrugë. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz