back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmePas bllokimit nga uji, hapet rruga Ferizaj–Gjilan në Sojev

Pas bllokimit nga uji, hapet rruga Ferizaj–Gjilan në Sojev

Të ngjajshme

Trumpi akuzon Minesotan për mbulim kriminal të mashtrimeve financiare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Goli më i mirë i javës u shënua në Serie A, e “çpoi” nga distanca

Skuadra e Genoas ka shënuar fitore 3:2 ndaj Bolognas,...

Rogerti-Malit: Kush të ka bërë traumë jetën mami apo babai?

Vëllai i Madh u ka dhënë një sfidë interesante...

Rruga rajonale Ferizaj–Gjilan, në segmentin Ferizaj–Gjilan tek fshati Sojev (afër Bonstillit), e cila ishte e bllokuar për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë, është liruar dhe tani është e kalueshme për qarkullim.

Këtë përditësim e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, nga ora 15:30, rruga është hapur për të gjitha automjetet, ndërsa bazuar në informacionet nga njësitë policore në terren, aktualisht të gjitha rrugët në rajonin e Ferizajt, përfshirë Ferizajn, Kaçanikun, Shtimen, Shtërpcën dhe Hanin e Elezit, janë të kalueshme për qarkullim.

“Nga ora 15:30, rruga rajonale Ferizaj–Gjilan, në segmentin Ferizaj-Gjilam , fshati Sojev (afër Bonstillit), e cila ishte e bllokuar për shkak të ujit në rrugë, është liruar dhe tani është e kalueshme për qarkullim. Sipas informatave nga njësitë në terren, të gjitha rrugët në rajonin e Ferizajt (Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit) janë aktualisht të kalueshme”, ka deklaruar Veseli.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të tregojnë kujdes gjatë vozitjes dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz