BallinaLajmePas Abdixhikut e Osmanit edhe Kurti me një lloj “hajde folim” me...

Pas Abdixhikut e Osmanit edhe Kurti me një lloj “hajde folim” me qytetarë

Të ngjajshme

Sazan Ibrahimi: Komunat rrezikojnë edhe 20 milionë euro humbje nga paditë e zyrtarëve publikë

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan...

Zotohet Abdixhiku: Me Osmanin nuk ndahemi për asnjë pozitë

Bashkimi i ish-presidentes Vjosa Osmani me listën e LDK-së...

Gërvalla: Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla,...

Gjini në Malishevë: AAK prezanton planin për zhvillim ekonomik dhe mbështetje për fermerët

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për...

Kandidatja për Presidente Vjosa Osmani dhe kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, filluan platformën e tyre të re të komunikimit me qytetarë më 13 maj. Komunikimin me qytetarë në këtë format së pari e nisën në Kurriz të Dardanisë.

Koncepti i kësaj platforme sipas Abdixhikut ishte “pa skenografi protokolare, pa filtra, ballë për ballë, me qytetarë dhe të vërtetën e përditshme të Kosovës”.

“Do ta vazhdojmë në çdo anë të Kosovës. Në çdo qytet, në çdo shesh, duam të ulemi pranë qytetarëve e të flasim hapur për jetën e tyre, për brengat, zhgënjimet, shpresat dhe idetë e tyre për vendin”, kishte shkruar Abdixhiku.

E pas Prishtinës, Vjosa e Lumiri e vazhduan këtë platformë Istog, Viti e Gjilan si dhe sipas tyre pritet ta vazhdojnë edhe në qytete të tjera të Kosovës.

3 ditë pas realizimit të LDK-së, ishte kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili realizoi një koncept thuajse të ngjashëm, veçse ai në kafiteri.

“Bashkëbisedim i këndshëm, përplot pyetje e shkëmbime të ideve, me disa prej vullnetarëve të mbushur me energji, të cilët iu bashkuan së fundmi Lëvizjes Vetëvendosje”, kishte shkruar Albin Kurti në postimin e tij të bashkangjitur me videon ku po përgjigjej në pyetjet e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz