BallinaZgjedhjetPartia Euroatlantike e Kosovës vazhdon fushatën elektorale në Drenicë

Partia Euroatlantike e Kosovës vazhdon fushatën elektorale në Drenicë

Të ngjajshme

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Arben Gashi thotë se opozita duhet fizikisht ta bllokojë Kuvendi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas përfundimit...

Nagavci: Kemi pasur kuorum për seancën e jashtëzakonshme, ftoj deputetët të marrin pjesë nesër

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci,...

Partia Euroatlantike e Kosovës me kryetarin Milaim Zeka, bashkë me kandidatët për deputetë Hysen Gecaj, Behare Rexhepi Sahitaj, Xhafer Ismaili, Finesa Berisha, Iliriana Gashi e të tjerë, vizituan sot fshatin Murgë, ku me banorët biseduan rreth nevojave që ata i preokupojnë.

Milaim Zeka bashkë me deputetë u thanë banorëve të këtij fshati se nuk kanë dalë për të bërë fushatë, mirëpo kandidatët për deputetë kanë pasur dëshirë për t’i vizituar disa fshatra të Drenicës që njihen si vatra lufte të UÇK-së.

Takimi i dytë ishte në fshatin Abri, ku Milaim Zeka takoi disa bashkëfshatarë të tij, të cilët i ftoi që të dëgjojnë të gjitha plan-programet e partive të tjera politike, dhe në fund të vendosin vetë se kujt duhet t’ia japin votën.

Me këtë rast u vizitua edhe pllaka përkujtimore e të rënëve gjatë luftës së UÇK-së, në mesin e të cilëve gjendet edhe emri i nënës së zhdukur të Milaim Zeka.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz