Partia e Drejtësisë dënon dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Partia e Drejtësisë me shqetësim po i ndjekë ngjarjet e fundit në Maqedoni, ku është sulmuar Parlamenti i Maqedonisë.
Sulmet ndaj deputetëve janë sulme kundër demokracisë, vullnetit politik të qytetarëve, dhe qartë të drejtuara kundër shqiptarëve të Maqedonisë.
Dhuna nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës, qytetarët e Maqedonisë presin daljen sa më parë nga kriza dhe procesi i funksionalizimit të institucioneve duhet të bëhet në rrugë demokratike dhe jo duke dhunuar fjalën e lirë në Parlamentin e Maqedonisë.
Lexo edheKelmendi: Shqiptarët e Maqedonisë nuk janë të vetëm
Partia e Drejtësisë i dënon ashpër këto sulme vandale dhe iu bënë thirrje institucioneve shtetërore të Republikës së Maqedonisë që menjëherë të sigurojnë jetën dhe sigurinë e përfaqësuesve politik të qytetarëve të Maqedonisë, ndërkaq prej subjekteve parlamentare politike pret përmbajtje dhe vendosjen e shpejtë të dialogut parlamentar për daljen nga kriza e rëndë institucionale e cila në veçanti cenon interesat politike dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë.














