back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaLajmeParlamenti miraton kufizime për aksesin e fëmijëve në rrjetet sociale

Parlamenti miraton kufizime për aksesin e fëmijëve në rrjetet sociale

Të ngjajshme

Mark Rutte: Nuk shqetësohem për mosmarrëveshjet, SHBA janë plotësisht të përkushtuara ndaj NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu kënaqësinë...

Eskalon fizikisht debati mes Albatros Rexhajt dhe Berat Buzhalës – detyrohet Blendi Fevziu t’i ndaj

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, në emisionin “Opinion” në Tv...

“Gore, a u kënaqe me Keijsin…” Mateo debaton me Mirin

“Sa pa turp që je, ça deklaratash bën, si...

Barazim me shije humbjeje për Arsenalin, City feston nga larg

Arsenali ka bërë një tjetër gabim në Premierligë. ”Topçinjtë” u...

Parlamenti i Portugalisë miratoi sot një projektligj, në leximin e tij të parë, i cili kërkon pëlqimin e qartë të prindërve që fëmijët e moshës 13 deri 16 vjeç të kenë akses në rrjetet sociale, duke u bërë një nga lëvizjet e para konkrete ligjore në Evropë për të vendosur kufizime të tilla, sipas Reuters.

Autorët e projektligjit nga Partia Socialdemokrate në pushtet (PSD) thonë se ky ligj është i nevojshëm për të mbrojtur fëmijët nga bullizmi në internet, përmbajtja e dëmshme dhe individët predatorë.

Një sistem publik i njohur si “Çelësi Digjital Mobil ” (DMK) do të përdoret nga prindërit për të dhënë pëlqimin, duke ndihmuar gjithashtu në zbatimin e ndalimit ekzistues për fëmijët nën moshën 13 vjeç për të aksesuar rrjetet sociale, platformat për shpërndarjen e videove dhe imazheve, ose faqet e basteve online.

Ofruesit e teknologjisë gjithashtu duhet të implementojnë një sistem verifikimi moshe të pajtueshëm me DMK.

Projektligji u miratua me 148 vota pro, 69 kundër dhe 13 abstenime, dhe mund të modifikohet para votimit përfundimtar.

Dhomë e Ulët e parlamentit francez muajin e kaluar miratoi një ligj për të ndaluar fëmijët nën 15 vjeç nga rrjetet sociale, për shkak të shqetësimeve në rritje për bullizmin online dhe rreziqet për shëndetin mendor.

Të Fundit

Sport

ShowBiz