back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaShqiptareParashikime alarmante për Shqipërin, nga nesër mundësi përmbytje

Parashikime alarmante për Shqipërin, nga nesër mundësi përmbytje

Të ngjajshme

KQZ publikon qendrat për votim me kusht për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në...

Sot bëhet prezantimi i Bursës së Mobilitetit për studentë kosovarë

Sot do të bëhet prezantimi i Bursës së Mobilitetit...

Prishtina e kalon periudhën e mjegullave, sonte me ajër më të mirë

Pas disa ditësh të shoqëruara me mjegull dhe ndotje...

Gallapeni viziton ”Shtëpinë e të Moshuarve Jetimat e Ballkanit”, ndan dhuratë për Halil Kastratin

Fotbollisti kosovar, Dion Gallapeni sot ka vizituar ‘Shtëpinë e...

Mot i vranët me intervale me diell të premten

Të premten në vend pritet të mbajë mot kryesisht...
- Advertisement -

Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit njofton se përgjatë datave 30.11.2017 dhe 1 e 2.12.2017 priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa.

- Advertisement -

Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë.

Nga llogaritjet e fundit këto reshje mund të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore ( Lezhë,Elbasan, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër).

Shenjat e alarmit për përmbytje urbane ose nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël janë vendosur në tabelë.

Qarqet më të rrezikuara janë Fier dhe Vlorë.

Ka mundësi për përmbytje në basenin e lumit Vjosa. Gjithashtu edhe basenet Seman dhe Shkumbin mund të kenë përmbytje përgjatë fundit të ditës së premte, datë 1 Dhjetor 2017).

Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se, me parashikimin e sasisë së këtyre reshjeve, në pjesët fushore të këtyre lumenjve ka mundësi përmbytje me prurje shumë të larta.

Efektet e rëndësishme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier do të ndodhin në pjesën e parë të ditës së shtunë, datë 2 Dhjetor 2017.

Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve në qarqet Fier dhe Vlorë, përmbytjet mund të ndodhin përgjatë ditës së premte datë 1 Dhjetor 2017.

Shenjat e alarmit për përmbytje nga lumenjtë e mesëm dhe të mëdhenj janë vendosur në tabelë.

Në qarqet e vendit është vendosur shenja e rrëshqitjeve të tokës për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve dhe vërshimeve nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Syri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz