back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeParalajmërojnë sizmologët: Një tërmet si i Shqipërisë mund t’ua merr jetën 30...

Paralajmërojnë sizmologët: Një tërmet si i Shqipërisë mund t’ua merr jetën 30 mijë njerëzve në Stamboll

Të ngjajshme

IKD: Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë

“Llogaridhënia përballë Skandaleve Qeveritare” është raporti që ka publikuar...

Fushata e partive në Gjermani, ambasada gjermane del me njoftim

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se aktivitetet...

Ndalohet i dyshuari në Podujevë për kontrabandë të kafshëve nga Serbia

Një rast i kontrabandës me kafshë është zbuluar dje...

Intervenojnë ekipet, në këto zona të Prishtinës do të ketë reduktime uji

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në...

Rozeta Hajdari i ikë drejtësisë, nuk paraqitet para Gjykatës

Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari...

Frika e një tërmeti është e madhe në Stamboll. Për ekspertët, nuk shtrohet pyetja nëse një tërmet shkatërrimtar do ta godasë qytetin më të madh të Turqisë, por kur do të ndodhë kjo.

Dhe Stambolli me 15 milionë banorë, sic thonë ata, nuk do të jetë gati për një goditje të tillë. 17 gushtin e vitit 1999, një tërmet me magnitudë 7.4 shkundi rajonin e Marmarasë për 45 sekonda.

Mbi 18 mijë njerëz u vranë, 50 mijë u plagosën e 300 mijë mbetën të pastrehë. Tërmeti i Izmitit dhe ai që e pasoi tre muaj më vonë në qytetin e Duzces ku vdiqën rreth 900 vetë, nxorën në pah një problem që duket se e mundon ende Turqinë: standardin e ulët të ndërtimeve dhe përgatitje e dobët të ekipeve të emergjencës.

Rregullat janë bërë më të ashpra që prej atëherë, e është krijuar dhe një organizëm për reagimin ndaj fatkeqësive natyrore, AFAD. E megjithatë, 20 vjet pas tërmetit të Marmarasë, kritikët thonë se përgatitet për një goditje gjigante të së njëjtës natyre, janë krejtësisht të papërshtatshme.

Marco Bohnhoff, sizmiolog në Qendrën gjermane Kërkimore të Gjeoshkencave në Potsdam, thotë se shanset që një tërmet i fuqishëm të godasë nën shtratin e detit të Marmarasë, pranë brigjeve të Stambolli, janë shumë të mëdha.

Ka rreth 1.6 milionë ndërtesa në Stamboll, gati gjysma e të cilave janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk i janë bërë shërbimet e nevojshme të mirëmbajtjes.

Sipas parashikimeve të AFAD, një tërmet i fuqishëm në Stamboll do të merrte 30 mijë jetë njerëzish e do të linte pas 2.6 milionë të pastrehë. /TCH/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz