back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditParalajmërohet takimi vendimtar Kurti-Limaj

Paralajmërohet takimi vendimtar Kurti-Limaj

Të ngjajshme

FSK-ja po e realizon ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”

Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Regjimentit të Tretë...

Vazhdon seanca gjyqësore ndaj të dyshuarve për vrasjen e 26 vjeçarit në Prizren

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, sot ka vazhduar shqyrtimi...

Fillon fushata vjeshtore e vaksinimit nga ajri kundër sëmundjes së tërbimit të kafshëve të egra

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik...

5 kinezë hyjnë ilegalisht në Kosovë, arrestohet i mituri serb që i shoqëroi

Një i dyshuar i mitur, shtetas i Serbisë, është...

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi ka thënë se shpreson se gjatë këtyre ditëve do të kenë takime me zyrtarët e Vetëvendosjes për të arritur një marrëveshje për konstituimin e Kuvendit deri më 26 korrik, kur edhe përfundon afati 30 ditësh i dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

Matoshi ka thënë se kjo parti ka dhënë qëndrimet e veta që dëshiron postin e kryeparlamnetarit.

“Jemi në ditët e fundit nga aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ne jemi optimist se gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë takime dhe ka mundësi që të arrihet një zgjidhje në marrëveshje në mënyrë që Kuvendi të konstituohet deri më datë 26 korrik. Shpresoj që të ketë takime nesër dhe pasnesër”, ka thënë Matoshi.

Ai ka thënë se nëse Limaj zgjidhet kryeparlamnetar dhe nuk sigurohet votat për qeverinë, Limaj do të jap dorëheqje nga posti.

Matoshi ka përsëritur qëndrimin fillestar të partisë, se nuk duan poste në ekzekutiv, por që do ta votoni Qverinë Kurti 3 dhe do të bashkëpunonin me të.

“Ne kemi ofruar ti votat tona. Nuk kemi pas synime që të jemi pjesë e qeverisë në këtë periudhë kohore. Kemi vërejt që mundësia më me mirë është që të udhëheqim legjislativin dhe për këtë kemi ofruar kandidatin tonë z. Fatmir Limaj. Kjo ka qenë ideja jonë dhe i kemi qëndruar prapa, por do ta votonim dhe bashkëpunonim me një qeveri të VV-së”, ka thënë Matoshi per Teve1.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz