back to top
Friday, July 25, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditDavid Philips: Kauza mbi egon, dikush duhet të marrë vendime të vështira...

David Philips: Kauza mbi egon, dikush duhet të marrë vendime të vështira që Kosova të zhvillohet

Të ngjajshme

Gjykata e Lartë e Beogradit e çon Lulzim Halilin në paraburgim, reagon MPJD-ja

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar...

Haxhiu: Kam marrë mbi 18 mijë vota, gara brenda PDK-së ishte e fuqishme

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tregoi...

“Thaçi dhe të tjerët”, paraqitja e provave nga mbrojtja nis më 15 shtator

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se në...

Numri i seancave për konsituimin e Kuvendit ka kaluar 50.

Pozitë e opozitë nuk po arrijnë marrëveshje që të formojnë institucionet e reja.

Këtë bllokadë po e sheh me shqetësim profesori amerikan David Phillips.

Ai për Front Online ka bërë një deklaratë të fortë mbi nevojën për lidership të përgjegjshëm dhe vendimmarrje të guximshme në skenën politike kosovare.

“Nuk më takon mua të them se kush duhet të tërhiqet. Dikush duhet të marrë vendime të vështira për të krijuar hapësirën politike që Kosova të zhvillohet. Kauza kombëtare është më e rëndësishme se çdo individ i vetëm”, deklaroi Phillips

Që nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale për shkak të dështimit për të konstituar Kuvendin.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, seancat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit kanë dështuar mbi 50 herë.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila fitoi 48 ulëse, ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por opozita ka refuzuar ta mbështesë atë dhe po e bllokon edhe procesin e votimit të fshehtë.

Mospajtimet e thella politike kanë krijuar një ngërç që ka bllokuar institucionet.

Gjykata Kushtetuese ka caktuar afatin përfundimtar të konstituimit deri më 26 korrik 2025, ndërsa presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar sqarime për mundësinë e një shtyrjeje nëse arrin ndonjë marrëveshje ndërmjet partive.

- Advertisement -

Të Fundit