back to top
Monday, August 11, 2025
BallinaBotëParalajmërim i frikshëm i SHBA’së për Korenë e Veriut

Paralajmërim i frikshëm i SHBA’së për Korenë e Veriut

Të ngjajshme

Bezos dhe Sanchez kërkojnë 190,000 dollarë nga vëllai i saj

Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij, Lauren Sanchez, kanë...

Gjobitet Katy Perry

Kay Perry dhe kompania e saj e prodhimit vendosën...

Identifikohen dhe sekuestrohen armë në dy raste të ndara në Malishevë dhe Rahovec

Në dy raste të ndara, Stacionet Policore në Malishevë...

Qëlluan me armë pas një parakalimi në aksin Durrës-Tiranë, arrestohet shoferi (EMRI)

Policia ka vendosur në pranga Alban Domin, pasi dyshohet se...

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha se Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë luftë me Korenë Veriore, por ka tërhequr vërejtjen se “regjimi i Koresë Veriore do të shkatërrohej tërësisht” nëse “aktet e vazhdueshme të agresionit të saj” çojnë në luftë.

Duke folur mbrëmë vonë para seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadorja Haley tha se testi i fundit i Koresë Veriore i raketës së fuqishme ndërkontinentale balistike, për të cilën është pretenduar se mund të arrijë në tokën e Shteteve të Bashkuara, e ka shtuar emergjencën që të gjitha vendet t’i shkëpusin lidhjet me Phenianin.

Ajo i ka bërë thirrje Kinës, që është partneri më i madh tregtar i Koresë Veriore, që t’i ndërpresë të gjitha furnizimet me naftë për Korenë Veriore.

“Diktatori i Koresë Veriore ka marrë vendim dje që na sjell më afër luftës, e jo më larg nga ajo”, tha Nikki Haley.

- Advertisement -

Të Fundit