BallinaShqiptareParakalime të rrezikshme, gjobiten 2 drejtues mjetesh në Dibër

Parakalime të rrezikshme, gjobiten 2 drejtues mjetesh në Dibër

Të ngjajshme

Osmani ia prish skenarin e Kurtit, Krasniqi: S’e ka llogarit që do mbështetet nga LDK

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se përmendja...

Woooow! S’po ndalen golat në Paris, Bayerni shënon golin e katërt

Bayern Munichu ka shënuar golin e katërt në “Parkun...

Çka po ndodhë me Bayernin, PSG po e çmonton

PSG po e dominon tërësisht Bayern Munichun. Është gjeorgjiani Khvicha...

“Mendimet që më tmerruan pas lindjes”

Aktorja Kimberley Nixon ka ndarë një përvojë të vështirë...

Një drejtues automjeti u filmua duke kryer parakalim të rrezikshëm në urën e Vashës, Dibër, ndërsa një tjetër gjatë një manovre të ngjashme brenda tunelit të Murrizit.

Pas marrjes së këtyre materialeve, Policia Rrugore e Dibrës ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin dhe ndëshkimin e përgjegjësve.

Nga verifikimet u konfirmua se drejtuesit e automjeteve janë shtetasi R.S., banues në Klos, dhe shtetasja V.M., nga Tirana.

Shtetasi R.S. u gjobit me 10 mijë lekë për shkeljen e kryer, ndërsa shtetasja V.M. mori një gjobë prej 20 mijë lekësh dhe iu zbritën 15 pikë nga leja e drejtimit.

Policia Rrugore e Dibrës u bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të denoncojnë raste të tilla, duke garantuar se reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe në përputhje me ligjin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz